ugs-edu

Subtitle

 

Autocad 2007 
AutoCAD është një aplikacion i cili sherben për dizajminim dhe hartimin e planeve te ndryshme, Aplikacioni mbështetet ne dy formate, ne formatin 2D dhe 3D.

Matlab r2014a 

Softveri Matlab llogaritet si gjuhë programuese e rendit të lartë dhe është mjaft e përshtatshme për përdorim në inxhinieri në përgjithësi. Baza e këtij softveri janë matricat. Përndryshe ky softver është i specializuar për rregullimin e sistemeve inxhinierike. Posedon numër mjaft të madh të moduleve (rregullatorëve) të projektuar deri më sot. Pak a shumë programimi në Matlab është i ngjashëm me programin në C, C++. Matlab posedon “Converter” përmes të cilëve e bënë përkthimin e file-ve të shkruar në C, C++ dhe ia përshtat vetvetes. E metë e këtij softveri, që e kam vërejt gjatë përvojës time, është se file-at e shkruar në versionin paraprak nuk funksionojnë si duhet në versionin e ri. Deri më sot versionet e këtij softveri kanë arritur deri te “Matlab 7”. Mirëpo shumicën e file-ve është e mundur të “convert-ohen” nga njëri version në tjetrin


Mathcad 15

MathCad mund të shfrytëzohet për caktim të reaksioneve (zgjidhje të sistemeve të ekuacioneve të ekuilibrit) si dhe për llogaritje dhe vizatim të diagrameve statike, duke i analizuar të gjitha specifikat e diagrameve statike si rastet kur forca transversale është zero, momenti i përkuljes maksimal. Gjithashtu ky softver mund të përdoret mjaft mirë në analizë dhe sintezë të mekanizmave etj

Maple 17

Maple mund të shfrytëzohet për zgjidhje të problemeve matematikore në përgjithësi dhe modelim të sistemeve përmes MapleSim. Në Statikë caktim të reaksioneve (zgjidhje të sistemeve të ekuacioneve të ekuilibrit) si dhe për llogaritje dhe vizatim të diagrameve statike, duke i analizuar të gjitha specifikat e diagrameve statike si rastet kur forca transversale është zero, momenti i përkuljes maksimal. Gjithashtu ky softuer mund të përdoret mjaft mirë në analizë dhe sintezë të mekanizmave dhe robotëve etj. 

Working Model 2D

Working Model 2D është softuer aplikative mjaft praktik për dizajnim dhe analizë të sistemeve makinerike. Në librari posedon elemente të para-dizajnuara si shufra, disqe, forma drejtkëndëshe të trupave, gunga, ngasës-motor, susta, amortizatorë-shuarës, litar etj. Pas dizajnimit të modelitmakinës-mekanizmit mund të bëhet analizë e tërësishme kinematike dhe dinamike mjaft lehtë.  

IQ 100

 IQ100 mund të shfrytëzojmë për caktim të reaksioneve dhe llogaritje e vizatim të diagrameve statike (forcave aksiale, forcave transversale dhe momentit në përkulje) të trupave – sistemit të trupave që shtrihen në rrafsh. Gjithashtu duhet të thuhet se këtij ekspert programi nuk i intereson se a kemi të bëjë me trupa-sisteme statikisht “të caktuara” apo statikisht “të pacaktuara”, mund të vendoset çfarëdo ngarkese e vijueshme e përshkruar me çfarëdo funksioni, mund të analizohen një mori lloje të mbështetësve deri edhe ata elastik (me susta). 

Microsoft Visual Studio C++


Microsoft Office Professional 2010


© Copyright 2016